Nga tetori paguhet 7 % për sigurim shëndetësor, zbatimi s’dihet kur nis

Autori:Gazeta Fjala

Nga muaji tetor të punësuarve në Kosovë do t’u ndalen 7 për qind nga paga për sigurime shëndetësore, shkruan sot Koha Ditore.

Pavarësisht fillimit të mbledhjes së premiumeve, sigurimet shëndetësore nuk do të jenë në dispozicion edhe për një kohë për qytetarët. Ndonëse Ligji për Sigurime Shëndetësore është dashur të fillonte të implementohej në fillim të vitit 2015, mund të ndodhë që në mënyrë të plotë të mos fillojë as në vitin 2016.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka garantuar që në vitin 2016 do të fillojë zbatimi i sigurimeve shëndetësore. Zyrtarët për informim të MSh-së kanë thënë se po punohet në këtë drejtim, por nuk është e sigurt se kjo mund të ndodhë, shkruan sot Koha Ditore.

“Po punohet që kjo të bëhet më 2016. Deri tash është nxjerrë Rregullorja e Agjencisë së Financimit të Shëndetësisë, që është miratuar në Qeveri. Është themeluar Këshilli përgatitor për themelimin e fondit të sigurimeve shëndetësore”, ka qenë përgjigjja e Ministrisë së Shëndetësisë.

Zyrtarët e Ministrisë nuk kanë folur për datë të saktë se kur mund të nisë implementimi i Ligjit për sigurimet shëndetësore dhe janë arsyetuar se zbatimi i tij nuk varet vetëm nga puna e MSh-së, por edhe e ministrive të tjera

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-tetori-paguhet-7-per-sigurim-shendetesor-zbatimi-sdihet-kur-nis/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala