Nga sulmi i qenit, vajza mbeti me shenja të përhershme në fytyrë (Foto)

Po luante me shoqet në parkun e lagjes, kur u sulmua në befasi nga qeni i fqinjëve.
Demi Brazier është sulmuar nga qeni me racë të përzier mes spanielit amerikan dhe pudlës spanjolle.
Qeni i dresuar është egërsuar në moment dhe e ka gërvishtur gjashtëvjeçaren në mjekër, faqe dhe hundë.
Vajzës i janë bërë disa qepje në fytyrë për të mbyllur plagët, por shenjat do t’i mbesin në fytyrl për tërë jetën, transmeton Telegrafi.
Familja nga Grimsby i Londrës është duke kërkuar drejtësi për rastin. Ata kërkojnë që qeni i fqinjëve të hiqet nga shtëpia dhe vajzës t’i jepet dëmshpërblim për të mbuluar shenjat kur të rritet.