Nga sot rryma 30 për qind më shtrenjtë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga sot 1 tetor duhet patur shumë kujdes se si ngrohemi dhe sa shpenzojmë energji elektrike pasi që kanë filluar të aplikohen tarifat dimërore për energji eklektike. E tarifa dimërore ka dallim me atë verore për 30 për qind.

Ymer Fejzullahu, udhëheqës për tarifa dhe çmime në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE), ka thënë për Telegrafin se tarifat dimërore janë më të larta në krahasim me ato verore.

Por sipas tij, për të pasur një shpenzim sa më racional të energjisë elektrike, pajisjet duhet të përdorën gjatë natës.

Fejzullahu ka thënë se Bordi i ZRRE-së ka marrë vendim më 1 prill, që tarifat e energjisë elektrike do të jenë të pa ndryshueshme së paku deri më 31 mars 2016.

“Struktura tarifore dimërore dhe verore është bërë me qëllim që konsumatorët të kenë fatura më të lira. Mirëpo kjo varet direkt prej konsumatorëve se në çfarë kohe e shpenzojnë energjinë elektrike”, tha ai.

Sipas tij, tarifat e energjisë eklektike gjatë sezonit dimëror kanë dallime më atë verore deri në 30 për qind.

“Kjo varet se konsumatori a e shpenzon energjinë elektrike, gjatë ditës, apo gjatë natës. Por në mesatare dallimi në mesë tarifës verore dhe dimërore sillet deri në 30 për qind”, ka thënë ai, shkruan Telegrafi.

Udhëheqësi i Departamentit për Tarifa dhe Çmime në ZRRE, Ymer Fejzullahu, thotë se konsumatorët mund të kursejnë nëse shpenzimin e rrymës e kanë më racional.

“Nëse konsumatorët e kujdesshëm nuk mund ta shpenzojnë energjinë eklektike gjatë natës për shkak të mungesës së ujit, siç është rasti në Prishtinë, deri në 75 për qind e konsumatorëve në tërë Kosovën kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë – dhe për ketë do të kenë fatura më të lira”, tha ai.

Fejzullahu ka bërë një apel tek të gjithë konsumatorët që shpenzimin energjisë elektrike ta bëjnë më shumë pas orës 22.

“Pas orës 22 gjatë dimrit është tarifa më e lirë sesa gjatë ditës. Me këtë, përveç se i ndihmojë vetës, i ndihmojë edhe sistemit të energjisë elektrike”, ka konstatuar Ymer Fejzullahu, udhëheqës i Departamentit për Tarifa dhe Çmime në ZRRE, gjatë një bisede për Telegrafin.

Ndryshe tarifa dimërore fillon nga data 1 tetor deri më 31 mars, kurse verorja prej 1 prill deri më 30 shtator.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-sot-rryma-30-per-qind-me-shtrenjte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala