Nga sot mund t’i dorëzoni kuponët fiskal në ATK

Autori:Avdyl Pajaziti

Qytetarët e Kosovës nga sot mund të nis dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal në Administratën Tatimore të Kosovës.

Për blerjet prej 250 deri në 500 euro të kthehen nga 10 euro prej TVSH-së që kanë paguar. Për blerjet prej 501 deri në 800 euro të kthehen nga 15 euro, dhe për blerjet mbi 800 euro të kthehen nga 20 euro.

Më poshtë janë te gjitha rregullat që duhet ti përmbani për ti dorëzuar këto pliko:

Fillimisht, obligoheni që të plotësoni aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës ëëë.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal.

Vetëm pasi të keni deklaruar të dhënat tuaja përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo zyre regjionale të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

ATK do të shqyrtojë të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursojë mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015.

Njëherësh, ju njoftojmë se procedurat për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal dhe rimbursimin e mjeteve, mund t’i gjeni në Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2015 në linkun  Publikime – Shpjegimet publike.

Ndërsa, hapat që duhet të ndiqni për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal, mund t’i gjeni në Fletëpalosjen “Udhëzues për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal”, linku Multimedia – Fletëpalosje.

Ju lutemi që të vendosni të dhëna të sakta në aplikacion. Të dhënat duhet të jenë të njëjta me ato të vendosura brenda në pliko.

ATK, nuk mbanë përgjegjësi nëse të dhënat tuaja nuk i keni vendosur të sakta, si: numrin personal, numrin e llogarisë bankare dhe emrin e bankës!/Gazeta Fjala/.

a4

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-sot-mund-ti-dorezoni-kuponet-fiskal-ne-atk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala