Nga sot më nxeht

Autori:Zekirja Shabani

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se që nga dita e enjte e deri në fund të javës vendi ynë do të ndikohet nga masat e ngrohta të ajrit të cilat vinë nga pjesa jugperëndimore e kontinentit.

“Këto masa ajrore do të jenë të qëndrueshme për disa ditë dhe do t’i ruajnë vlerat normale të presionit atmosferik. Në këtë gjendje do të mbajë mot kryesisht me diell por edhe me vranësira të cilat do të sjellin riga të izoluara të shiut, kryesisht në jug dhe jugperëndim të vendit”, thuhet në njoftim.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 3C deri 6C , ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19C deri 22C.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-sot-me-nxeht/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala