Nga sot më ngrohtë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot i ngrohtë me rritje të temperaturave.

Sot dhe nesër do të mbajë mot kryesisht me diell. Era do të fryjë dobët nga lindja dhe jugu 1-5m/s.

Temperaturat maksimale do të ngrihen në 16C, nesër, deri në 20C, të shtunën, ndërkaq minimalet do të sillen nga 1C deri 2C.

Ditën e diel vranësirat do të shtohen, e gjatë pasdites dhe në mbrëmje vend-vende do të ketë rrebeshe shiu, që do të shoqërohen edhe me bubullima.

Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Ndërkaq në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të ketë mundësi për rrebeshe shiu, me mundësi edhe për bubullima.

Temperaturat maksimale do të jenë pak në rënie, por do të mbeten të larta, nga 19C deri 17C, e minimalet do të sillen nga 4C deri 6C. Era, nga dita e diel do të fryjë nga ana veriore me shpejtësi 2-9m/s.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-sot-me-ngrohte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala