Nga sot më freskët

Pas temperaturave të larta në ditët që lamë pas, nga dita e enjte pritet rënie e temperaturave në 25 °C deri në 23 °C gjatë ditës. Gjatë natës temperaturat do të lëvizin ndërmjet 9 °C deri në 12 °C.
Masat e ajrit do të vinë me lagështi e cila do të krijojë kushte të favorshme për shi.
Reshje shiu pritet të ketë edhe në fundjavë, të cilat gjithashtu do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.