Nga sot hapet sezoni i gjuetisë në Kosovë

Nga sot në Kosovë është hapur sezoni i gjuetisë për një grup të kafshëve të egra, rëndom siç ndodhë çdo vit.
Vendimin për këtë, ashtu edhe siç i takon me Ligjin për Gjuetinë, e ka marrë Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.
Natyrisht ky vendim është vetëm për ata që janë të licencuar dhe autorizuar për gjueti. Më herët MBPZHR-ja kishte shqyrtuar mundësinë e ndaljes së gjuetisë për një periudhë disavjeçare. Por zyrtarë të kësaj ministrie kanë thënë se ligji aktual këtë nuk ua mundëson dhe kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të miratohet ligji i ri.