Nga shpërthimi te “Tre Rrokaqiejt” është lënduar një punëtor

Autori:Gazeta Fjala

Një shpërthim ka ndodhur gjatë ditës në veri të Mitrovicës, përkatësisht të lagja “Tre Rrokaqiejt”.

Nga ky shpërthim, një punëtor ka pësuar lëndime, që sipas policisë nuk janë të natyrës serioze.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, raporton KTV.

Ai ka deklaruar se shpërthimi ka ndodhur para orës 13 të së dielës dhe se nga ky shpërthim janë dëmtuar edhe një numër i konsiderueshëm i veturave që ishin afër.

Hoti ka thënë se është njoftuar edhe Prokuroria për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe se hetimet janë duke vazhduar, derisa nuk ka asnjë të dyshuar.

Për këtë shpërthim kanë njoftuar edhe qytetarë të Mitrovicës, të cilët kanë treguar se punëtori i lënduar ishte në skele, duke përfunduar fasadën e një ndërtese të lagja “Tre Rrokaqiejt”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-shperthimi-te-tre-rrokaqiejt-eshte-lenduar-nje-punetor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala