Nga qershori hiqet kufiri Kosovë-Shqipëri

Kur të niseni verës për bregdetin shqiptar nuk do të keni nevojë t’i rezervoni 30 minuta për kalimin e kufirit. Kontrollet në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ekzistojnë më gjatë sezonit turistik që fillon nga 1 qershori.
Qytetarët do të kalojnë në dy krahët pa pasur nevojë të paraqesin dokumentet (karta identiteti apo dokumentacionin e automjeteve).
Vendimi është marrë në mbledhjen e dy qeverive të zhvilluar sot në Tiranë.
Sipas krerëve të qeverive, ky vendim merret për të shmangur radhët e gjata që krijohen gjatë sezonit turistik.