Nga po vijnë dhe ku po shkojnë refugjatët? (Fakte&Statistika)

Autori:Avdyl Pajaziti

Organizata Munplanet, e cila merret me çështjen e migrimit në Evropë që disa vite, ka paraqitur të dhënë empirike rreth çështjes së imigracionit dhe refugjatëve në Evropë. Shikoni tekstin dhe statistikat më poshtë për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth këtij fenomeni që po shqetëson seriozisht Evropën dhe Bashkimin Evropian.

Përderisa Kina po përballet me rënien Marketeve Financiare në Shanghai, përderisa Rusia po vuan pasojat e sanksioneve ekonomike të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, dhe përderisa në qytetarët në SHBA janë vënë në dilemë nëse duhet të zgjedhin Sander, Donald Trump, apo Hilary Clinton për president, në Evropë çështje kryesore është imigracioni, transmeton lajmi.net.

Kohëve të fundit Evropa është vërshuar nga qytetarët e vendeve të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë Jugore. Këta imigrantë po vijnë në Evropë nëpërmjet rrugëve të rrezikshme nga deti mesdhe dhe vendet ballkanike.

Ata po ikin nga vendet e tyre për shkak të luftërave, varfërisë dhe terrorizmit. Megjithatë, edhe Evropa nuk është se po i mirëpret ata, thonë raportuesit në Munplanet, transmeton lajmi.net.

Deri më tani raportohet se rreth 293, 000 njerëz kanë ardhur në Evropë nga vendet e lartcekura. Këto dyndje masive e kanë zënë të papërgatitur Evropën, përderisa nga i tërë numri më lartë, në shtetet e Evropës u janë ofruar azil vetëm 23, 295 prej tyre, përderisa të tjerët janë duke pritur për t’u kthyer prapa.

Por nga po vijnë dhe ku po shkojnë këta imigrantë?

Vlen të theksohet se rreth një e treta e këtyre imigrantëve janë nga Siria, ndërkaq rreth dy të tretat e tyre në përgjithësi zgjedhin për strehim vendet si Gjermania, Italia, Suedia dhe Franca.

Grafiku më poshtë paraqet hollësisht nacionalitetet e këtyre imigrantëve.

Nacionalitetet e imigranteve

– See more at: http://lajmi.net/problemi-i-migracionit-nga-po-vijne-dhe-ku-po-shkojne-ata-faktestatistika/#sthash.4CC6GGlC.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-po-vijne-dhe-ku-po-shkojne-refugjatet-faktestatistika/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala