Nga nesër ngritje të lehta të temperaturave

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe sot mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore në viset e ulëta, derisa në viset malore vetëm borë. Vlera minimale e temperaturës së ajrit do të lëvizë në mes 1 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës do të luhaten në mes 4 deri 6 gradëve Celsius.

Do të fryjë erë nga ana e veriut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Sipas IHMK, nga pasditja e ditës së mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga fushat anticiklonike të cilat pritet të jenë të qëndrueshme dhe do të ndikojnë që të kemi ngritje të lehta të temperaturave maksimale, por ngritjet më të ndjeshme të këtyre temperaturave do të jenë nga dita e premte e tutje, ku maksimalet pritet të arrijnë deri 17-18 gradë në fundjavë.

Gjatë fundjavës edhe era do ta ndërrojë kahun në drejtime të ndryshme, e lehtë deri mesatare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-neser-ngritje-te-lehta-te-temperaturave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala