Nga nesër këto qytete do të mbesin pa rrymë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës interkonektive Kosova-Shqipëri, të hënën pothuajse tërë ditën do të çkyqet linja Drenas-Gllobar. Ndërkohë, nesër për disa orë do të mbesin pa energji elektrike edhe disa pjesë në Gjakovës dhe Prishtinës.

Sipas KOSTT-it, çkyqjet Drenas do të ketë nga ora 8:00 deri në orën 12:00, si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, dhe anë të domosdoshme për të mundësuar montimin e përçuesve në segmentin e dytë të linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri.

Kurse, nesër qytetarët që furnizohen nga NS Gjakova 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrik në mëngjes, kjo për shkak të rehabilitimit të pajisjeve të tensionit të mesëm. Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

Ndërsa, në Prishtinë nesër nga ora 10:00 deri në ora 14:00, do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike për të gjithë ata që furnizohen nga nënstacioni Prishtina 2. Kjo për shkak të punimeve në kuadër të projektit: Furnizimi dhe instalimi i transformatorit TR3 në këtë nënstacion Prishtina 2.

Punimet në fjalë, sipas KOSTT-it, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-neser-keto-qytete-do-te-mbeten-pa-rryme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala