Nga nesër bien temperaturat

Autori:Gazeta Fjala

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për javën në vijim, sipas të cilit nga e marta pritet rënie e ndjeshme e temperaturave.

Temperaturat maksimalet e ditës do të sillen ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius.

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm dhe me ulje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale. Dita e hënë do të shoqërohet me mot të vranët dhe intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rënie nga 3-5milibar. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s .

Nga dita e martë vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ftohta dhe të lagështa të ajrit, të cilat vijnë nga veriu dhe verilindja e Kontinentit.Kjo gjendje e ndryshueshme e motit do të shoqërohet me reshje shiu të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriun dhe veriperëndimin e vendit dhe më pas do të shtrihen në gjithë territorin. Temperaturat minimale do të ulen deri 3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, thuhet në parashikimin e IHMK-së.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-neser-bien-temperaturat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala