Nga muaji korrik lirohët rryma

Autori:Avdyl Pajaziti

Energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet nga data 1 prill. E nëse Kuvendi i Republikës e miraton ligjin e ri për TVSH-në, i cili parasheh uljen e TVSH-së për rrymën nga 16 në 8 për qind, atëherë tarifat e energjisë elektrike nga muaji korrik do të jenë për 8 për qind më të ulëta se që janë aktualisht

Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk i ka aprovuar komentet e KEDS-it, KESCO-së, KOSTT-it dhe KEK-ut për shtrenjtim të energjisë elektrike, në mënyrë që atyre t’u rriten të hyrat. Bordi i ZRRE-së do të mblidhet të premten për të vendosur për të “Hyrat e lejuara maksimale” për të licencuarit në sistemin energjetik dhe tarifat e energjisë elektrike që do të aplikohen nga data 1 prill.

Burimet i kanë thënë gazetës se propozimet preliminare të ZRRE-së për një rritje të MAR-it për 1.72 % nuk do të ndryshohen, pasi komentet e të licencuarve nuk e kanë bindur ZRRE-në për të ndryshuar propozimin fillestar, shkruan sot Koha Ditore.

Rrjedhimisht edhe tarifat e energjisë elektrike do të mbesin të njëjta, pasi ZRRE-ja ka konstatuar se për shkak të rritjes së konsumit, të licencuarit do të jenë në gjendje të mbledhin të hyra më të larta se vitin e kaluar me tarifat e njëjta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-muaji-korrik-lirohet-rryma/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala