Nga kush u kërcënua dje Mimoza Kusari-Lila ?

Autori:Avdyl Pajaziti

Një sulm eventual, ishte arsyeja përse dje në garën kërcimeve tek ura e Fshejt, Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ruhej nga policë të armatosur me kallashnikovë dhe u përcoll tërë kohën nën masa të shtuara të sigurisë.

Këtë e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, zëdhënësja e komunës së Gjakovës, Abetare Domi, e cila tregoi se policia ishte lajmëruar për një sulm të mundshëm gjatë garës.

E komandanti i policisë për rajonin e Gjakovës, Kristë Gjoka, i tregoi Klan Kosovës se urdhri për një përkujdesje të tillë për të parën e Gjakovës kishte ardhur nga Prishtina.

Klani i ka kontaktuar edhe zyrtarët për informim të policisë në Prishtinë, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-kush-u-kercenua-dje-mimoza-kusari-lila/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala