Nga kontejneri në shkollë

A.K i kishte vetëm 3 vjet kur Resmije Krasniqi e gjeti duke ngrënë në kontejner. Nëna i kishte vdekur. Ishte e hendikepuar dhe pa asnjë përkujdesje. Ajo sot është në klasën e shtatë, di të shkruajë e të lexojë mjaft mirë. Në qendër të shoqatës “Hadër” jeton edhe motra më e madhe e sajë dhe dy vllëzerit, D.K dhe V.K. gjithashtu më të mëdhenj në moshë. Ata janë që të gjithë hendikepë mendor.