Nga ‘Kampin Rinor 2015’ certifikohen 46 nxënës të shkollave të mesme

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj, sot, u mbajt ceremonia e certifikimit të pjesëmarrësve në ‘Kampin Rinor 2015’ që ka filluar më 1 qershor.

Në kampin veror morën pjesë 46 nxënës të shkollave të mesme nga komunat e Kosovës.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me këtë rast, i ka përshëndetur nxënësit dhe oficerët e FSK-së, si dhe uroi nxënësit të kenë kaluar mirë.

Nxënësit pjesëmarrës në Kampin rinor u shprehen shumë të emocionuar për qëndrimin e tyre një javor në KDS, ku shumica shprehen se do të dëshironin të ishin pjesë e FSK-së, në të ardhmen, pasi që jeta ushtarake iu pëlqen shumë.

Kampi Rinor 2015 është organizuar nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-kampin-rinor-2015-certifikohen-46-nxenes-te-shkollave-te-mesme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala