Nga greva në protestë para qeverisë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

sh punëtorët e Fabrikës së Tubave, po protestojnë para qeverisë, nga e cila po kërkojnë që sa më shpejtë t’i emërojnë anëtarët e Bordit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

“Kryeministër, zbato Kushtetutën. Kryeministër, heq dorë nga kapja e shtetit”, këto janë disa nga pankartat të cilat po i mbajnë në duar protestuesit, raporton ORAinfo

Ndryshe, nga 27 maji i vitit të kaluar, ish-punëtorët e Fabrikës së tubave patën hyrë në grevë për shkak të mos ekzekutimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për kompensimin financiar në vlerë mbi 25 milionë euro.

Edhe pse ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaci, në atë kohë u pat premtuar që kërkesat e tyre do të realizohen, ato vazhdojnë të mbesin ende të papërmbushura. E gjithë kjo po ndodh për shkak se AKP-ja, e cila duhet të bëjë ekzekutimin e vendimit të Qeverisë, ende nuk e ka të kompletuar bordin.

Tani, punëtorët e kësaj Fabrike që një kohë të gjatë janë duke kërkuar krijimin e bordit të AGP-së në mënyrë që procesi i kërkesave të tyre të realizohet më shpejt. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-greva-ne-proteste-para-qeverise-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala