Nga Fondi për Zhvillimin e Veriut do të ndërtohet qendër për zjarrfikës

Autori:Gazeta Fjala

Fondi për Zhvillimin e Veriut ende nuk ka filluar të shfrytëzohet nga përfaqësuesit e komunave serbe në veri të Kosovës. Për më shumë se një vit janë mbledhur më shumë se 7.3 milionë euro nga dy pikat doganore në veri, Bërnjak dhe Jarinje.

Ky fond menaxhohet nga një bord i cili drejtohet nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, një përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe përfaqësues të komunave veriore.

Safet Kabashaj , zyrtar për informim në zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë tha se Bordi Menaxhues i Fondit të Zhvillimit, kohët e fundit ka dhënë 1.5 milion euro për tre projektet e paraqitura nga Komuna e Mitrovicës së Veriut gjatë mbledhjes se vet në shtator.

Sipas tij, këto fonde do të shfrytëzohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Fondet do të përdoren për ndërtimin e një qendre brigade të zjarrfikëseve, duke mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe për shpronësimin e tokës për ndërtimin e një godine të re të komunës. Komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, kanë paraqitur koncept notat e tyre. Në mbledhjen e vet të radhës, Bordi Drejtues duhet të marr parasysh këto koncept nota”, tha Kabashaj.

Sipas tij, nga thirrjen e takimeve të rregullta të Këshillit Drejtues për të shqyrtuar projektet që janë paraqitur, mund të thuhet se faza e zbatimit ka filluar tashme.

Po ashtu, ai tha se komuna e Mitrovicës së Veriut ka qenë më e shpejtë në paraqitjen e dokumenteve të duhura, transmeton kp.

Slavko Simiq, nga lista Srpska pati deklaruar se edhe komuna e Leposaviqit ka dorëzuar kërkesë për financim të disa projekteve.

“Unë jam nga komuna e Leposaviqit, kjo komunë ka pasur projektet e saj të cilat mendoj se tani kanë hyrë në realizim, e që kanë të bëjnë me ndërtimin e disa shesheve, pishinave, të cilat i kanë munguar komunës së Leposaviqit. Mendoj se edhe komunat e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut dhe Zveqanit kanë pasur projektet e tyre. Sa i përket fondeve, kjo çështje ka qenë në një proces të gjatë, por tani si duket ka filluar realizimi i tyre, ndonëse nuk jam mirë i informuar rreth kësaj”, tha Simiq.

Ndërsa zyrtarët e Ministrisë së Financave përmes përgjigjeve elektronike patën thënë se në këtë fond deri tash janë inkasuar 7,392,513.34 euro.

Ndarja e mjeteve për veriun bëhet sipas ligjit të buxhetit. Mjetet të cilat grumbullohen nga pikat kufitare të veriut shkojnë në një

linjë të veçantë të cilat do të shfrytëzohen për zhvillim të pjesës veriore dhe enklavave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-fondi-per-zhvillimin-e-veriut-do-te-ndertohet-qender-per-zjarrfikes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala