Nga fillimi i 2015, mijëra kosovarë i janë kthyer vendit të tyre

Autori:Avdyl Pajaziti

Derisa ikja e kosovarëve drejt Bashkimit Evropian ishte masovike, kthimi i tyre në Kosovë po shkon me një ritëm më të ngadaltë.

Që nga 1 janari i këtij viti, vetëm tetë mijë kosovarë janë kthyer në Kosovë, pasi u është refuzuar statusi i refugjatit, shkruan Zëri.

Pjesa më e madhe e të kthyerve janë nga Gjermania, Austria, Suedia, Hungaria, Zvicra e Franca, aty ku ka qenë edhe koncentrimi më i madh i refugjatëve.

Por, shqetësuese mbetet fakti se shumica që po kthehen janë më të varfër sesa kur e kanë lëshuar Kosovën, pasi ka të tillë që kanë shitur pronat dhe kanë lënë punën, në kërkim të një jete më të mirë.

Gjithashtu, ata që kanë ikur në BE pas vitit 2010, nuk do të mundë të përfitojnë nga Fondi për Riatdhesim, pasi nga ky Fond përkrahen vetëm ata që janë larguar nga vendi deri në fund të muajit korrik të viti 2010.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-fillimi-i-2015-mijera-kosovare-i-jane-kthyer-vendit-te-tyre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala