Nga bombardimet ruse në Siri janë vrarë 18 persona

Autori:Gazeta Fjala

Sipas observatorit sirian për të drejtat e njeriut, të paktën 18 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në qytetin Ariha në veriperëndim të Sirisë nga sulmet ajrore të kryera nga aeroplanët rusë, raporton Reuters,

Drejtori i observatorit sirian, Rami Abdulrahman, ka deklaruar se gjatë sulmeve kanë mbetur të vrarë 18 persona kurse mbi 40 të tjerë janë plagosur, transmeton lajmi.net.

Televizioni pro opozitar Orient, fillimisht kishte njoftuar se ishin vrarë 40 persona, por Reuters se nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për këtë.

Qyteti Ariha gjendet në provincën Idlib, që kontrollohet nga grupet rebele duke përfshirë edhe frontin Nusra që është i afërt me al Kaedën, edhe pse nuk është bastion i shtetit islamik./lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-bombardimet-ruse-ne-siri-jane-vrare-18-persona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala