Nga 32 mijë maturant, 17 mijë e kaluan testin e maturës në afatin e qershorit

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisioni qendror shtetëror i maturës ka publikuar rezultatet e testit të maturës për afatin e qershorit. Komisioni vlerëson se mbarëvajtja e Testit të Maturës ka shkuar e gjitha në mënyrë të rregullt dhe sipas planeve te parapara.

Testit i janë nënshtruar rreth 32 mijë maturant. Prej tyre 17 mije e kanë kaluar pragun e kalueshmërisë.
53% e numrit të përgjithshëm të maturantëve e kanë kaluar testin e maturës, raporton Indeksonline.

Edhe kësaj radhe gjimnazet kanë treguar rezultate më të mira se sa shkollat e tjera teknike. Prej tyre rreth 81% e kanë kaluar testin.

Paraqitja e ankesave të testit të maturës fillon menjëherë që nga sot de ato do të zgjasin tre ditë.

Ulje të pragut të kalueshmërisë nuk do të ketë sepse rezultatet do të jenë të kënaqshme.
E Matura shtetërore për ketë vit po vlerësohet të jetë më e mire se ajo e vitit të kaluar./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-32-mije-maturant-17-mije-e-kaluan-testin-e-matures-ne-afatin-e-qershorit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala