Nga 25.000 kërkesat e shqyrtuara, nuk fitoi azilin asnjë kosovar

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë e Gjermanisë (BAMF) ka bërë të ditur të enjten se numri i vendimeve për azilkërkuesit nga Kosova gjatë dhjetë muajve të deritashëm të vitit, ka qenë 25.000, shkruan ntv.de.

Asnjë prej tyre nuk ka fituar azilin! Por vetëm 7 vetave u është ofruar mbrojtje në bazë të Konventës së Gjenevës për Refugjatë dhe 21 të tjerëve u është dhënë e ashtuquajtur “mbrojtja subsidiare”, transmeton albinfo.ch.

Njësoj asnjë shtetas i Shqipërisë nuk ka fituar azil gjatë gjithë kësaj kohe. Në tekst nuk ofrohen të dhëna më të detajuara për format tjera të ofrimit të mbrojtjes sa u përket shtetasve të Shqipërisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-25-000-kerkesat-e-shqyrtuara-nuk-fitoi-azilin-asnje-kosovar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala