Nga 20 prilli në grevë arsimi fillor i mesëm e universitar

Autori:Avdyl Pajaziti

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBASHK) ka paralajmëruar grevë të përgjithshme nga 20 prilli. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka thënë se ditët e grevës nuk do të konpensohen më.

Drejtuesit të SBASHK-ut gjatë një konference për media kanë bërë të ditur se kjo grevë e  përgjithshme do të mbahet për ta mbrojtur kontratën kolektive të arsimit parauniversitar, për të protestuar kundër mosrealizimit të tri pikave kyçe të kësaj kontrate.

Jasharaj ka bërë të ditur se për këtë çështje t’ia ketë dërguar një letër ministrit të arsimit, Arsim Bajramit të cilin e kanë informuar për datën e hyrjes në grevë e cila, sipas tij, do të vazhdojë deri në afat të pacaktuar, apo deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Në këtë kërkesë e kemi njoftuar ministrin Bajrami edhe për vendimin e Këshillit Drejtues i cili është bazuar në kërkesën e mësimdhënësve të Kosovës të cilët kanë kërkuar se kësaj radhe ditët e humbura në grevë nuk do të kompenzohen, dhe Këshilli e ka pranuar këtë”, tregoi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Në këtë grevë nuk do të përfshihen edhe çerdhet, për të cilat sindikata ka thënë se do t’u shkaktonin problem prindërve që punojnë në pamundësi për t’u kujdesur për fëmijët.

“Greva me 20 prill e tutje do të fillojë në orën 08:00 dhe mësimdhënësit do të shkojnë në shkollat e tyre prej atëherë deri në orën 12:00 ku do të nënshkruhen në lista, listat do t’i ruaj këshilli grevist i shkollave, këshilli grevist i shkollave do të shkojë në këshillin grevist të komunave deri tek ato qëndroret”, ka shpjeguar procedurën Jasharaj./Lajmi.net/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-20-prilli-ne-greve-arsimi-fillor-i-mesem-e-universitar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala