Nga 15 shtatori nuk kalon ansjë refugjat përmes Hungarisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Duke filluar nga sot, Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë për refugjatët që vijnë nga vatrat e luftës nga Siria, duke i këshilluar ata që dëshirojnë të kalojnë se duhet të shkojnë tek një qendër tranziti dhe të aplikojnë për marrjen e azilit.

Policia hungareze e ka lëshuar njoftimin nëpërmjet një përkthyesi arab, vetëm pak minuta pas mesnatës në pikën kaluese Horgos ll në kufirin me Serbinë, ku orë më parë disa refugjatë ishin lejuar të kalojnë në vend, transmeton Indeksonline.

“Po fillojmë një epokë të re”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs pak momente pas mesnatës në kufi. “Do të ndalim valën e emigrantëve ilegalë në të gjithë kufinjtë tanë”, ka shtuar ai.

Të hënën, kryeministri i vendit Viktor Orban kishte thënë se Hungaria ka të drejtë të mbrojë “kultrën e vet, mënyrën e jetesës dhe sovranitetin.”

“Hungaria është një vend me një traditë të krishterë prej 1,000 vitesh. Ne, hungarezët nuk dëshirojmë që njerëz të huaj ta ndryshojnë Hungarinë”, ka thënë Orban.

Masat e reja për kontrollim kufitar vijnë pas miratimit të pakos ligjore në parlamentin hungarez për menaxhim më të rreptë të kufijve.

Që dje Hungaria ka nisur të zbarkojë automjete të rënda ushtarake, dhe kjo po shihet si rrezik potencial për dhunë ndaj refugjatëve në kufi.

Përndryshe, Hungaria ka fituar një përshtyjpe të keqe nga përvoja e vendit me refugjatë dhe trajtimin që autoritetet e vendit në vazhdimësi po bëjnë ndaj refugjatëve. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-15-shtatori-nuk-kalon-ansje-refugjat-permes-hungarise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala