Nga 12 gushti zbatohet marrëveshja për sigurimet me Serbinë

Marrëveshjes për sigurimin e automjeteve në mes Kosovës dhe Serbisë do të filloj të zbaatohet nga 12 gushti i këtij viti. Kështu janë dakorduar përfaqësuesit e të dyja palëve të mërkurën në Bruksel.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, theksoi se pas këtij takimi se çdo gjë është gati që të fillojë zbatimi i marrëveshjes për sigurimin e automjeteve që është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës sepse u hiqet një barrë e pagesës së tarifave të larta dhe se tani e tutje nuk kanë nevojë të paguajnë tarifa shtesë gjatë kalimit në Serbi.