Nga 1 korriku fillon dorëzimi i kuponëve fiskal në ATK

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga 1 korrik Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), do të fillojë me pranimin e kuponëve fiskal. Për t’i rimbursuar paratë. Qytetarët duhet fillimisht të plotësojnë aplikacionin për rimbursimin e mjeteve të grumbulluara, ka njoftuar ATK

Aplikacioni plotësohet në mënyrë elektronike nëpërmjet web-faqes së ATK-së, www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal, shkruan Express.

Pas deklarimit të të dhënave nëpërmjet aplikacionit, duhet t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo zyre regjionale të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

Pas aplikacionit, ATK do të shqyrtojë të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursojë mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015.

Procedurat për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal dhe rimbursimin e mjeteve, mund t’i gjeni në Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2015 në linkun Publikime – Shpjegimet publike. Ndërsa, hapat që duhet të ndiqni për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal, mund t’i gjeni në Fletëpalosjen “Udhëzues për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal”, linku Multimedia – Fletëpalosje.

ATK-ja, nuk mbanë përgjegjësi nëse të dhënat tuaja nuk i keni vendosur të sakta, si: numrin personal, numrin e llogarisë bankare dhe emrin e bankës!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nga-1-korriku-fillon-dorezimi-i-kuponeve-fiskal-ne-atk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala