Nexhmedin Spahiu: Ardhja në pushtet e Albin Kurtit

Autori:Avdyl Pajaziti

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka postuar në profilin e tij në Facebook, ku ka thënë se burgosja e Albin Kurtit vetëm se e forcon atë dhe ia shtron rrugën drejt pushtetit.

Por Spahiu në anën tjetër thotë që Kurti asnjëherë nuk ka për tu bërë i dashur për qytetarët, transmeton Klan Kosova.

“Parulla e tij “Bashkim me Shqipërinë” do të thotë pushtim i Shqipërisë nga ana e Kosovës duke ia përvetësuar Shqipërisë edhe simbolet e saj kombëtare. Pasi Shqipëria është anëtare e NATO-s, kjo mund të ndodhë vetëm nëse shkatërrohet NATO”, ka shkruar Spahiu.
Ky është postimi i plotë i tij:

“Me burgosjen e Albinit ka humbe pushteti, Albini me kete forcohet. Krejt kjo cka po ndodhe po ia shtron atij rrugen drejt pushtetit. Por Albini nuk ka per t’u bere ndonjehere i dashur per qytetaret. Albini e as Vetevendosja asnjehere nuk jane distancuar nga Enver Hoxha si antishqiptar. Me e shumta e kane cilesuar ate si komunist, por jo edhe si antishqiptar.
Parulla e tij “bashkim me Shqiperine” do te thote pushtim i Shqiperise nga ana e Kosoves duke ia pervetesuar Shqiperise edhe simbolet e saj kombetare. Pasi Shqiperia eshte anetare e NATOs, kjo mund te ndodhe vetem nese shkaterrohet NATO. Me e shumeta cfare mund te ndodhe eshte qe ai te vjen ne pushtet ne Kosove. Albini nuk do t’ia thyejdyert Isa Mustafes e Hashim Thacit, por do t’ua konfiskoje gjithe shtepite, zyrat e pasurite e tyre dhe do t’i ekzekutoje ata dhe shume te tjere”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nexhmedin-spahiu-ardhja-ne-pushtet-e-albin-kurtit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala