Nexhat Demaku shpenzoi mbi 80 mijë euro në naftë, telefona e dreka

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Drenasit, që drejtohet nga Nexhat Demaku nuk ka kursyer fare parën publike kur ka qenë në pyetje luksi. Kjo komunë gjatë vitit të kaluar ka bërë shpenzime enorme në naftë, telefona e dreka.

Lëvizja Vetëvendosje në një njoftim për medeia ka thënë se Komuna e Drenasit gjatë vitit të klauar ka shpënzuar 18 mijë e 500 euro për darka zyrtare, 23 mijë e  300 euro për telefona dhe 46 mijë e 300 për derivate.

“… është luks i tepruar i zyrtarëve komunalë që udhëheqin një Komunë me qytetarë të varfër. Shpenzimi i këtyre parave nuk është bërë për të rritur përformancën e organeve komunale sepse defektet dhe mangësitë e shumta ishin evidente në çdo sektor”, ka thënë VV’ja në këtë njoftim.

Kjo Lëvizje po ashtu ka akuzuar udhëheqjën e kësaj komunë edhe për  suficit buxhetor, duke thënë se Demaku nuk i ka shpenzuar parët e granteve qeveritare.

“Raporti i kryetarit për vitin e kaluar tregon që Komuna nuk i ka shpenzuar rreth 600 mijë euro nga granti qeveritar dhe 200 mijë euro të tjera nga të hyrat vetanake. Ky suficit që kap vlerën e 800 mijë euro është mundësi e humbur për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet publike në Komunën tonë. Suficiti i lartë buxhetor i vitit të kaluar e ka rikonfirmuar edhe një herë mungesën e vullnetit dhe aftësisë menaxheriale tek zyrtarët komunalë”.

VV’ja ka thënë se dështimet dhe keqpërdorimet e Komunës së Drenasit që përsëritën në secilin vit, po ua humbin shpresën qytetarëve për një jetë më të mirë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nexhat-demaku-shpenzoi-mbi-80-mije-euro-ne-nafte-telefona-e-dreka/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala