Nexhat Daci: Ka shenja të revolucionit

Autori:Avdyl Pajaziti

Lojërat politike të grupeve të caktuara të interesit janë shkaktarët kryesorë të bllokadës së fundit në Kuvend të Kosovës. Ky është përkufizimi që ka dhënë ish-kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, lidhur me krizën e fundit të krijuar në Parlament. Sipas tij, ka pak “mëlmesa” në gjithë atë meselenë se opozita synon ta marrë pushtetin përmes revolucionit.

Ai e quan të padrejtë adresimin e faturave vetëm në adresë të kryeministrit, Isa Mustafa, lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel, për diçka, siç thotë ai, që është gatuar e futur në furrë qysh më herët. Akademik Daci konsideron se sikur AAK-ja të futej në Qeveri do të ndodhin ndryshime më pozitive, derisa ironizon se pushimi i gjatë i Ramush Haradinajt ka bërë që ai t’i përdorë “muskujt” vend e pa vend.

Koalicioni i “elefantëve” siç e quan, nuk e ka fuqinë as të milingonave, dhe se, sipas tij, Hashim Thaçi nuk do të arrijë të bëhet president vitin që vjen, për shkak se nuk do ta votojnë “robtë e shpisë”. Por, ish-kryetari i Kuvendit thekson se Kadri Veseli lehtësisht mund ta realizojë dëshirën e tij që të bëhet kryeministër, madje edhe me ndihmën e LDK-së aktuale, por në asnjë variant me një LDK rugoviste. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nexhat-daci-ka-shenja-te-revolucionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala