NEWBORN, nën mbrojtjen e shtetit

Autori:Avdyl Pajaziti

Fisnik Ismaili dhe askush tjetër nuk do të mund të marrin më iniciativa krye më vete për ngjyrosjen e obeliskut NEWBORN.

Tash e tutje, për çdo ndërhyje në obeliskun që prej 17 shkurtit të 2008-s zë vend para Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duhet të merret leje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Krejt kjo pasi obelisku i zbuluar në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës tashmë është monument të cilin e mbron shteti, shkruan sot “Koha Ditore”.

NEWBORN-i është përfshirë në Listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme.

Ka statusin e të gjitha pasurive, shkatërrimi dhe demolimi i të cilave, sipas Ligjit për trashëgimi kulturore, dënohet prej 1 mijë deri në 500 mijë euro, e me Kod Penal cilësohet si vepër penale.

Në Listën së cilës i zgjatet afati për nga një vit tash e katër herë, obelisku mban numrin rendor 931.

Deri në kohën kur ishte Shpallur Pavarësia, shteti konsideronte si monumente 930 asete.

Sipas Listës, NEWBORN-i është aseti i parë i regjistruar pas Shpalljes së Pavarësisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/newborn-nen-mbrojtjen-e-shtetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala