New York provon lëngjet nga Kosova

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Në mesin e mbi 180,000 produkteve të ndryshme organike, natyrale dhe tjera, që ekspozohen nga 2,400 prodhues të më se 50 vendeve të botës, dhe ku ka mbi 25,000 blerës të ndryshëm, gjenden edhe lëngjet natyrale nga Frutomania – bashkë me Vipa Chips, Ujë Rugove dhe prodhues tjerë nga Kosova. Këta prodhues nga Kosova, me ftesën e Odes Ekonomike Amerikane të Kosovës (AmCham), janë duke ekspozuar produktet e tyre në Summer Fancy Food Show (pjesë e asociacionit të prodhuesve dhe blerësve “Specialty Food” në Amerikë) prej 28-30 Qershor, 2015, në New York, Amerikë.

Arsyeja e pjesëmarrjes së disa prej prodhuesve më të mirë Kosovar në këtë panair të rëndësishëm të ushqimit organik dhe natyral, është prezentimi i produkteve vendore në tregjet e reja dhe komunikimi me blerës potencial për të eksportuar këto produkte. Në përgjithësi, interesim të madhë tregohet për lëngjet natyrale të Frutomania, sidomos nga blerësit potencial nga Japonia, Korea e Jugut, Kanada dhe shumë vende tjera – vende në të cilat trendi i përdorimit të lëngjeve natyrale është në rritje. Vizitorët ishin të befasuar këndshëm nga produktet që ata provuan në shtandin e prodhuesve nga Kosova.

Kjo tregon se produktet nga prodhuesit Kosovar, me kualitet të shkëlqyer, mund të depërtojnë edhe në tregjet e vendeve tjera të botës. Panairi përfundon nesër, por përshtypja e mirë që këta prodhues nga Kosova lanë në New York, do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/new-york-provon-lengjet-nga-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala