Nevojitet konsensus i përgjithshëm për Specialen

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar riprocedimin për në Kuvend të amendamentit 24, që dërgon në ndryshimet e nevojshme kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale.

Kurse opozita është përgjigjur se një gjë e tillë nuk është e mundur pa ndryshuar formati i kësaj gjykate.

Njohësit e rrethanave politike në vend i kanë ftuar të dyja palët të gjejnë një kompromis për këtë çështje, në mënyrë që Kosova ta përmbushë obligimin ndërkombëtar për themelimin e kësaj gjykate, shkruan Epoka e Re.

Analistët thonë se janë befasuar me mosvotimin e ndryshimeve kushtetuese të premten në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se mosvotimi i kësaj gjykate mund ta izolojë Kosovën.

Analisti politik Behxhet Shala ka deklaruar për Epokën e re se themelimi i Gjykatës Speciale është përgjegjësi e pozitës dhe opozitës, duke shtuar se drejtësisë askush nuk mund t’i ikë.

“Mendoj se është dashur të jetë një konsensus paraprak, para votimit, midis pozitës dhe opozitës, e jo tash, pasi ka dështuar, pozita t’i dërgojë ftesë opozitës, duke deklaruar se kjo çështje është e përgjithshme dhe duhet të merren vesh”. /epoka e re/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nevojitet-konsensus-i-pergjithshem-per-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala