Neue Zürcher Zeitung: Kosova mashtroi Serbinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazeta prestigjioze zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, me ndikim të madh në shtetet e Bashkimit Evropian ka raportuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të pezulluar marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave serbe.

Në këtë shkrim, “NZZ” shkruan se me këtë vendim, Kosova e ka mashtruar Serbinë. “Ky hap do të vështirësojë edhe përafrimin e Serbisë në BE”, shkruan kjo prestigjioze zvicerane.

Sipas gazetës, marrëveshja që ishte nënshkruar në vitin 2013 dhe precizuar më 25 gusht 2015 do të verifikohet nëse është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Një vendim për këtë pritet të ketë në fillim të vitit 2016.

Opozita agresive

Gazeta shkruan se opozita kosovare këtë marrëveshja është duke e konsideruar si mjet për të rritur ndikimin e shtetit të Serbisë dhe për të thelluar ndarjen etnike në Kosovë. “Deputetët nacionalistë në javët e shkuara kanë ndezur tri herë gazin lotsjellës, për të parandaluar debatin”, shkruan “NZZ”.

Kundërshtimi i tyre është drejtuar edhe kah marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, transmeton Republika.info.

Sipas gazetës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Beogradit. Ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic, ka folur për prishje të marrëveshjes. Sipas tij, kjo paraqet një kërcënim për stabilitetin rajonal.

Nga ana tjetër, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sipas “NZZ” ka mirëpritur vendimin e Gjykatës, por në të njëjtën kohë ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është një domosdoshmëri.

Por, kjo nuk ju ka mjaftuar partive opozitare të Kosovës të përbëra nga Vetëvendosje, AAK dhe Nisma. Ato kanë paralajmëruar që t’i intensifikojnë aktivitetet e tyre, deri në anulimin e plotë të marrëveshjes.

Gjyqësori i politizuar

“E çuditshëm është koincidenca kohore. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, erdhi vetëm një ditë pasi shtetit ballkanik që kishte shpallur pavarësinë më 2008 iu refuzua anëtarësimi në organizatën kulturore të Kombeve të Bashkuara – UNESCO”, shkruan gazeta.

Drejtësia kosovare është e ndikuar nga politika. Kjo është konstatuar edhe në Raportin e Progresit, i cili u prezantua të martën në Bruksel.

“Nëse pajtimi ndërmjet Serbisë dhe ish-provincës së saj Kosovës do të vështirësohet, atëherë do të shtyhet edhe shumë anëtarësimi i këtyre shteteve në një të ardhme të largët”, shkruan NZZ.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/neue-zurcher-zeitung-kosova-mashtroi-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala