Nesër vazhdon seanca ku kryeministri Mustafa raporton para Kuvendit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, nesër, pritet të mbahet vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën kryeministri Isa Mustafa pritet të raportojë për marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Kadri Veseli, pas takimit të Kryesisë së Kuvendit, lidhur me deklarimet e liderit të AAK-së se do ta bllokojnë kalimin e marrëveshjeve nga Kuvendi i Kosovës, ka thënë se bllokimet nuk i ndihmojnë askujt.

“Të komunikojmë bashkërisht në mënyrë që të jemi të dinjitetshëm si të zgjedhur të popullit”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/neser-vazhdon-seanca-ku-kryeministri-mustafa-raporton-para-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala