Nesër seanca e jashtëzakonshme për buxhetin

Autori:Gazeta Fjala

Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, është vendosur që të marten të mbahet seancë e jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit të vendit për vitin 2016.

Këtë lajm pas mledhjes e dha kyeparlamentari Kadri Veseli, transmeton Gazeta Fjala.

“Qëndrimi im është që të kemi seancë normale” ka shtuar shefi i Kuvendit.

Ai ka drejtuar akuza ndaj Opozitës duke thënë se kjo e fundit është e paaftë për t`u përballur me realitetin.

“Kërkoj sinqeritet prej tyre që të mos na abuzojnë se nuk iu kemi borxh”, ka theksuar Veseli.

Ai poashtu ka bërë me dije se kanë marrë një kërkesë nga ana e deputetëve për t`iu  siguruar këtyre të fundit kushte për punë dhe se sipas tij tash e tutje krejt përgjegjësitë për veprimet e saj i merr Opozita. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/neser-seanca-e-jashtezakonshme-per-buxhetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala