Nesër protestë në Pejë, kërkohet lirimi i komandant Sokolit dhe kosovarëve tjerë

Autori:Avdyl Pajaziti

Me mijëra shqiptar nga të gjitha vendet do të protestojnë në qytetin e Pejës në Kosovë të hënën (nesër) më 19 tetor në ora 13.00 bëjnë për të ditur për Agjencinë e Lajmeve “Zhurnal” nga Këshilli organizativ që drejtohet nga Melisa Zekaj.

Protesta do të mbahet në mbështetje të të paraburgosurve shqiptar nga Kosova për rastin e Kumanovës që ndodhi në Lagjen e Trimave më 9 maj të këtij viti. Do të kërkohet të paraburgosurit shqiptar të lirohen nga burgjet e Maqedonisë.

Shqiptarë do të protestojnë në mbështetje të të paraburgosurve kosovar për rastin e Kumanovës. Thirrjet për protestë Zekaj i bëri për Zhurnal, ku bëhet me dije se grumbullimi do bëhet të hënën në Qendër të qytetit të Pejës në ora 13.00. “

Ftojmë të gjithë mediat në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Diasporë, që t’i bashkëngjiten duke e ndjekur këtë tubim madhështor që do te realizohet më 19 tetor me rastin e të paraburgosurve të ngjarjeve të fundit në Kumanovë. Në orën 13:00 tubimi do të mbahet në qendër të Pejës”, deklarojnë për “Zhurnal” nga Këshilli Organizativ .

Ndryshe, pas incidenteve të armatosura në Lagjen e Trimave më 9 maj të këtij viti, 10 persona nga Kosova dhe 8 policë nga Maqedonia janë vrarë, ndërsa dhjetëra të tjerë e grupit te armatosur u arrestuan dhe gjenden në burgjet e Maqedonisë, në mesin e tyre edhe komandant Sokoli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/neser-proteste-ne-peje-kerkohet-lirimi-i-komandant-sokolit-dhe-kosovareve-tjere/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala