Nesër përfundon afati për regjistrimin e ndërtimeve pa leje

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsësinor, ka njoftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se mundësia e regjistrimit të ndërtimeve pa leje përfundon nesër, më 11 qershor, 2015.
Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, i obligon Komunat për identifikim të ndërtimeve pa leje dhe krijimin e Regjistrit Komunal. Ndryshe, deri më sot janë dorëzuar 332 mijë e 200 aplikacione për ndërtime pa leje