Nesër nis ndërtimi i Ambasadës së SHBA-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), nesër e ( martë) do të nisin ndërtimin e Ambasadës në Prishtinë.

Në ceremoninë e fillimit  të ndërtimit të kësaj ambasade do të marrë pjesë edhe presidentja Atifete Jahjaga. “Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka kënaqësinë të njoftojë për ceremoninë e fillimit të ndërtimit të kompleksit të saj të ri. Ambasadorja e ShBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të mbajnë fjalime me këtë rast historik”, është thënë në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/neser-nis-ndertimi-i-ambasades-se-shba-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala