Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, të premtën seancë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi i Kosovës të premten do të fillojë sesionin e ri pranveror.

Burime nga zyrat e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë, i kanë bërë të ditur lajmi.net, se nesër do të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të caktuar datën e seancës së parë të rregullt plenare për këtë vit.

Nga informata që i është përcjellë zyrave të rëndësishme ndërkombëtare në Kosovë, kryesia e Kuvendit, nesër do të vendos që legjislativi të mblidhet këtë të premte për të filluar sesionin e ri pranveror.

Në këtë seancë të rregullt do të shqyrtohen çështje të legjislacionit dhe të tjera, të ngelura nga sesioni i kaluar.

Më parë ishte thënë se gjatë kësaj jave Kuvendi, do të mblidhet për të zgjedhur presidentin e vendit, por me kërkesë të ndërkombëtare kjo është shtyrë pas protestës së 17 shkurtit, dhe ende nuk është vendosur për datën e sakt.

Opozita po kundërshton zgjedhjen e Hashim Thaçit president, e edhe vazhdimin e punës së Kuvendit. Ata kanë paralajmëruar se do të veprojnë njejtë sikurse vitin e kaluar, për të penguar punën e legjislativit, si në seancat e rregullta, ashtu edhe në atë të zgjedhjes së presidentit. /lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/neser-mblidhet-kryesia-e-kuvendit-te-premten-seance/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala