Nesër mbahet seancë për buxhetin

Autori:Avdyl Pajaziti

Nesër nga ora nëntë do të mblidhet Kuvendi i Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës – Miratimi i Buxhetit për vitin 2016.

Vendimin për këtë seancë plenare e mori Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotshme.

Vetëm nënkryetarja nga radhët e VV’së ka votuar kundër që të ketë seancë nesër dhe të diskutohet miratimi i buxhetit.

Paritë opozitare – Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë theksuar gjatë gjithë këtyre ditëve se nuk do të lejojnë mbajtjen e asnjë seance të Kuvendit, deri sa të mos tërhiqen nënshkrimet nga marrëveshjet e kontestuar me Serbinë dhe me Malin e Zi. Bëhet fjalë për marrëveshjen për Asociacionin e Komunave e me shumicë Serbe dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi.

Opozita, po ashtu, ka paralajmëruar manifestim gjithëpopullor kundër marrëveshjeve dhe Qeverisë së Kosovës për datën 28 nëntor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/neser-mbahet-seance-per-buxhetin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala