Nesër këto komuna do të mbesin pa rrymë

Autori:Avdyl Pajaziti

KEDS njofton për ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit, për ditët dhe rajonet si në vijim.

I

KEDS Sh.A. njofton se më 17.06.2015 në TS 110/6 kV Hani Elezit (Stabilimenti shpërndarës në Fabrikën Sharrcem) do të shkyçet:

• Dalja 6 kV “Drejtimi i Glloboqicës” prej orës 10:00 deri në orën 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë fshati: Krivenik.

Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasës në LP 6 kV “ Drejtimi i Glloboqicës” dega për fshatin Krivenik.
II

Më 18.06.2015 në TS 110/6 kV Hani Elezit (Stabilimenti shpërndarës në Fabrikën Sharrcem) do të shkyçet :

• Dalja 6 kV “Drejtimi i Paldenicës” prej orës 10:00 deri në orën 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Hani i Elezit (Uji Thartë), Paldenica, FSK –Kazerma, Dremjak, Dimcë, Kashan, Axham, Gurthyesi Ramadan Bajramaliu dhe Alba Oil.

Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasës nga drunjët.

III

Më 17.06.2015 në TS 110/6 kV Hani Elezit (Stabilimenti shpërndarës në Fabrikën Sharrcem) do të shkyçet :

• Dalja 6 kV “Drejtimi i Gloloboqicës” prej orës 10:00 deri në orën 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: një pjesë e Hanit të Elezit, Seqishta , Kriveniku,Rezhanc, Goranc, Glloboqic, Antena e Valës dhe Antena e IPKO-s.

Shkyçja bëhet me qëllim të pastrimit të trasës në LP 6 kV “Drejtimi i Glloboqicës”.

IV

Më 17.06.2015 në NS110/10 kV Istogu do të shkyçet:

• Dalja 10 kV – Vrella prej orës 11:00 deri në orën 11:30 dhe prej orës 15:00 deri në orën 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Cerrca, Lubozhda, Vrella dhe Stupe.

Shkyçja bëhet me qëllim të ngritjes së kapacitetit të një trafostacioni 10/0.4kV.

V

Më 17.06.2015 në NS 110/35/10 kV Rahoveci do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Pataqani, prej orës 11:00 deri në orën 13:00

Gjatë shkyçjes së kësaj dalje pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pataqani I Ulët, Pataqani I Epërm, Sapniq, Vrajak, Bratotin, Neushpal, Drenoc, Senoci, Zatriqi dhe Pastasella.

Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të ndarësit në degëzimin 10kV prej të cilit furnizohet transmetuesi public KTNN.

VI

Për shkak të punimeve në tension e ulët në Ferizaj – stabilimenti shpërndarëse, do të shkyçet TS Stabilimenti shpërndarës (kodi: 40041002029):

• të marten, më 16. 06. 2015;

• të mërkurën, më 17. 06. 2015;

• të enjten, më 18. 06. 2015;

• të premten, më 19. 06. 2015 dhe

• të shtunën, më 20. 06. 2015, prej orës 9:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 15:00 deri në orën 18:00.

Pa furnizim me energji elektrike do të mbesin konsumatorët në rrugën e Bostonit prej pompës HIB Petrolli deri te pompa As Petrolli.

Shkyçja bëhet për shkak të punimeve në tensionin e ulët.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/neser-keto-komuna-do-te-mbesin-pa-rryme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala