Nesër do të mbesin pa ujë disa lagje të Prishtinës

KUR”Prishtina”-sh.a. njofton të gjithë konsumatorët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga Fabrika e përpunimit të ujit në Batllavë, se nesër, 4 qershor 2015, e enjte, do të ketë çrregullime të furnizimit me ujë për këto zona:qyteti i Prishtinës me lagjet” Qendra e qytetit”, “Dardania”, “Lakrishte”, “Kalabria”, “Arbëria”, “Kodra e Trimave”, “Zona industriale”, fshati ”Shkabaj”, qyteti i Obiliqit me fshatrat përreth dhe një pjesë e Fushë Kosovës.
KUR”Prishtina”-sh.a. do t’i monitorojë nivelet e rezervuarëve siç janë: rezervuari në Arbëri, Kodër, Shkabaj, që konsumatorët zonave të lartëcekura në orët e para të mëngjesit si dhe pasdite të kenë konsum të ujit, pasi që gjatë ditës do të ndalet prodhimi nga fabrika e Batllavës, dhe koha e sanimit do të jetë diku rreth 6 orë.
Shkak i punimeve në gypin magjistral Albanik-Prishtinë janë manipulimet e shpeshta të qytetarëve me valvola dhe punimet e ndryshme nga kompani të ndryshme private, që bëhen në afërsi të tubit magjistral.
Bëjmë apel te të gjithë qytetarët, që çfarëdo problemi që mund të kenë, t’i njoftojnë autoritetet e Ujësjellësit dhe mos të prekin asnjë gyp apo valvolë që mund të lërë shumë zona pa ujë të pijshëm, rast konkret, pa ujë qe pothuajse 10 ditë janë fshatrat e komunës së Podujevës