Nesër do të caktohet data për zbatimin e marrëveshjes për polisat e sigurimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas përfaqësuesve të delegacionit të Kosovës, pala serbe duhet të jetë më konstruktive dhe se nuk ka arsye për mos zbatimin e kësaj marrëveshje.

Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit të Kosovës për çështjen e sigurimeve kufitare, për lajmi.net është shprehur optimist se në takimin e së mërkurës do të caktohet një datë për fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshje .

“Jam optimist që kësaj radhe do të caktohet një ditë që me filluar impelmetimi i kësaj marrëveshje dhe pala serbe do ta respektojë, sepse nuk kanë ndonjë arsyeje për mos me respektuar”, ka thënë Pacolli.

Kosova dhe Serbia, me 23 qershor të këtij viti, kishin arritur marrëveshje për lëvizje të lirë të qytetarëve mes dy vendeve, por që nuk ishte respektuar nga ana e Serbisë.
Për mos respektim të kësaj marrëveshje, Pacolli ka thënë Bashkimi Europian duhet të marr masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Ai madje ka thënë se nga mos respektimi i kësaj marrëveshje më së shumti kanë pësuar vet qytetarët e Serbisë.

Delegacioni teknik për çështjen e sigurimeve kufitare i Kosovës, do të udhëtojë sot për në Bruksel, ndërkaq nesër do të zhvillohet takimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/neser-do-te-caktohet-data-per-zbatimin-e-marreveshjes-per-polisat-e-sigurimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala