Nësër ditë zie, nderohen viktimat e Parisit

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vendosur të shpallë nesër Ditë Zie, në shenjë solidarizimi me popullin francez pas sulmit të mbrëmshëm terrorist.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka shpallur nesër dite zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të mbrëmshme në Paris dhe në solidarizim me popullin e Francës”, ka njoftuar Presidentja Jahjaga.

Me vendim të Presidentes Jahjaga, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/neser-dite-zie-nderohen-viktimat-e-parisit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala