Nesër detajet e marrëveshjes për lëvizje të lirë Kosovë-Serbi

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se të premten do të bëhen të ditura modalitetet për marrëveshjen e arritur për lëvizje të lirë në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo tha se pret që deri nesër të bëhet komunikimi zyrtar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të gjitha detajet sqaruese që parasheh kjo marrëveshje.

“Përgatitjet po bëhen, dhe nesër bëhet komunikimi zyrtar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të gjitha detajet sqaruese që parasheh kjo marrëveshje”, ka shtuar Tahiri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/neser-detajet-e-marreveshjes-per-levizje-te-lire-kosove-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala