Nëse zgjedhjet do të ishin nesër, ja si do të votonin qytetarët

Autori:Zekirja Shabani

Nëse zgjedhjet për Parlament të Kosovës do të mbaheshin nesër, pjesa më e madhe e qytetarëve nuk do të votonin asnjërën nga partitë ekzistuese. Kështu tregojnë të dhënat e hulumtimit të rregullt të opinionit publik, i zhvilluar nga Index Kosova me 1,024 të anketuar në Kosovë në nëntor të këtij viti, raporton Gazeta Fjala.

Sipas këtij hulumtimi preferencat votuese të qytetarëve të Kosovës kanë ndryshuar në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2014.

zgjedhjet 2

Rreth 17% e të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin për PDK-në, 14% për Lëvizjen Vetëvendosje, 13% për LDK-në, 6% për AAK-në, 1% për AKR-në dhe 1% për Nismën.

Gati gjysma e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje specifike për cilën parti do të votonin: 17% kanë refuzuar të përgjigjen, 16% kanë deklaruar se nuk do të votonin për asnjë parti dhe 15% kanë thënë se nuk e dinë për kë do të votonin.

E në këtë situatë, nëse merren parasysh vetëm të anketuarit që kanë deklaruar për cilën parti do të votonin, rezultati potencial i zgjedhjeve të përgjithshme, Gazeta Fjala raporton se do të ishte kështu:

zgjedhjet

Për PDK-në do të votonin 33%, për Lëvizjen Vetëvendosje 28%, për LDK-në 24%, për AAK-në 11%, për AKR-në 2%, për Nismën 1%, ndërsa për partitë tjera 1%.

Të anketuarit gjithashtu janë pyetur edhe për problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova në përgjithësi. Qytetarët e Kosovës besojnë se problemi kryesore vazhdon të jetë papunësia (46%), së bashku me varfërinë/standardin e ultë jetësor (21%), korrupsionin (10%)dhe punën e dobët të Qeverisë (10%)./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nese-zgjedhjet-do-te-ishin-neser-ja-si-do-te-votonin-qytetaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala