Nëse Serbia kundërshton çdo zhvillim të Kosovës, pse duhet pranuar Zajednica?

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka reaguar menjëherë pasi Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s nuk ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Sipas tij, nëse Serbia kaq haptas e kundërshton çdo zhvillim të Kosovës botërisht, pse duhet pranuar marrëveshjet me të.

“Pa e ndryshue qasjen edhe politikën në raport me Kosovën, e kjo përfshin edhe njohjen e pavarësisë, asnjë marrëveshje, asnjë kompromis s’guxon me u ba në kurriz të qytetarëve të këtij vendi, e ma së paku me kalue Zajednica”,(sic) ka shkruar Ismaili në Facebook.

“Njerëz, Ballkani, e rrjedhimisht Evropa, ka me u qetësue kur ne bahemi zot i vetvetes, edhe Serbia si rezultat ma në fund e shtin bishtin mes kambëve. Krejt duhet me e lypë prej Kryeministrave Mustafa e Thaçi me e terhjekë nënshkrimin prej marrëveshjes, ose me dhanë dorëheqje. Ka kush e terhjekë atë nënshkrim. Kosova hala ka njerëz të guximshëm e atdhedashës, edhe gjithë ka me pasë”(sic), ka shkruar më tej deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nese-serbia-kundershton-cdo-zhvillim-te-kosoves-pse-duhet-pranuar-zajednica/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala