Nepotizmi i LDK-së sipas Dardan Sejdiut

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka publikuar në profilin e tij në Facebook, skemën e punësimeve familjare të LDK-së në komunën e Prishtinës, në ndërmarrjet komunale.
“Kjo është vetëm një prej skemave famijare të LDK-së në komunën e Prishtinës, në ndërmarrjet komunale. Sa e sa skema tjera biznesore po i kuptojmë çdo ditë. Ndërmarrjet publike komunale i kanë sherby ketyre skemave qe 15 vite. Ato tashmë po i kuptojnë edhe qytetarët, sepse organet e drejtësisë ka kohë që i dijnë dhe nuk veprojnë”, ka shkruar Sejdiu.